Ndërlidhjet

Egjipti dënon me vdekje 14 persona


Pamje të gadishullit Sinai
Pamje të gadishullit Sinai
Një gjykatë egjiptiane dënoi me vdekje 14 islamistë pasi i shpalli fajtorë lidhur me sulmet e viti të kaluar në një stacion policor dhe një bankë në gadishullin Sinai.

Gjykata në Ismajlia tha se burrat patën vrarë pesë policë në qytetin verior të Sinait-Al Arish.

Një civil ishte vrarë të njejtën ditë në një bankë në Sinai.

Gjykata tha se personat e dënuar ishin anëtarë të Tavid Val Xhihad-një grupi radikal islamist.

Sulmet e qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar patën ndodhur në kohën e mungesës së sundimit të ligjit si pasojë e ngjarjeve që çuan në dëbimin nga pushteti të presidentit të atëkohshëm, Hosni Mubarak.

Vendimet vijnë në kohën e përshkallëzimit të dhunës në gadishullin Sinai, ku më herët gjatë këtij muaji u vranë 16 rojëtarë të kufirit.
XS
SM
MD
LG