Ndërlidhjet

DT: Asanzhi kërcënon ta bëjë Evropën të duket mirë


Xhulian Asanzh
Xhulian Asanzh
“Gjëja ndoshta më e bezdisshme rreth Xhulian Asanzhit është se ai po rrezikon t’ia japë Urdhër-Arrestit Evropian një emër të mirë”, shkruan "The Daily Telegraph" duke shpjeguar se pothuaj asnjë nga mbështetësit e tij nuk kishin shprehur kundërshtitë për sistemin e ekstradimit të shpejtë, për të cilin po debatohej 10 vite më parë.

Mbështetësit e themeluesit e WikiLeaks-it, sipas së përditshmes britanike, preferojnë më shumë një sistem të përbashkët të sundimit të ligjit në Evropë.

“Në çfarë telashe therëse gjenden tani mbështetësit e Xhulianit. Ata kanë mbetur faktikisht pa para meqë kanë shpenzuar 240 mijë funta në mbështetje të Asanzhit e që janë konfiskuar tashmë. Në të njëjtën kohë, ata kishin thënë se qeveria e Ekuadorit është një fener ndriçimi për lirinë dhe lirinë e shtypit. Mirëpo, gazetarët atje janë burgosur, ndërsa organizatat e mediave janë mbyllur pasi kishin publikuar raporte negative për administratën në Kuito”, shkruan në komentin e saj e përditshmja The Daily Telegraph.

Javën e kaluar, Ekuadori i garantoi azil Asanzhit duke shkaktuar tensione diplomatike në mes të Kuitos dhe Londrës.

Që nga atëherë, qeveria britanike ka theksuar vendosmërinë e saj në ekstradimin e Asanzhit për në Suedi ku ai akuzohet për keqtrajtim seksual.

E përditshmja britanike rikujton se fletëarresti ndaj Asanzhit në Stokholm ishte lëshuar në vitin 2010, ndërsa në shkurt të vitit të kaluar Gjykata në Uestminstër urdhëroi “dorëzimin ligjor të tij”.’

Pasuan një varg akuzash nga avokatët e Asanzhit, të cilët atëkohë iu drejtuan Gjykatës Supreme.

Mbrojtësit ligjorë të themeluesit të WikiLeaks-it, siç thekson gazeta, vinin në pikëpyetje vlefshmërinë e fletë-arrestit meqë ai ishte lëshuar nga prokuroria e Stokholmit e jo nga një gjykatës siç kërkon Akti për Ekstradim i vitit 2003.

The Daily Telegraph shkruan se “Një nga mbrojtjet fundamentale në ligjin britanik ishte se askush nuk mund të dërgohej në juridiksionin tjetër për diçka që nuk përbën një shkelje ligjore në vend. Kjo quhej parimi i kriminalitetit të dyfishtë”.

Por, e përditshmja britanike vlerëson se mungesa më e madhe e Urdhër-Arrestit Evropian është se askush nuk e ka fuqinë për të dëshmuar se a kanë shndërruar suedezët këtë rast në një të natyrës së ekstradimeve prima facie.

“Avokatët e tij duhet të paraqesin një urdhër për daljen e tij para gjyqit në mënyrë që ai të dorëzohet sa më parë që të jetë e mundur-gjë që edhe do të detyrohet ta bëjë. Nëse gjykata kundërshton ta dëgjojë atë, ne do të shohim se sa është cenuar mbrojtja jonë e lashtë”, shkruan në komentin e saj e përditshmja britanike, The Daily Telegraph.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu
Përgatiti: Edona Peci
XS
SM
MD
LG