Ndërlidhjet

DPA: Volker Halbauer, komandant i ardhshëm i KFOR-it


Ilustrim
Ilustrim
Gjenerali gjerman Volker Halbauer do të jetë komandanti i ardhshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë( KFOR).

Lajmin e bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, DPA, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Halbauer(56) do ta zëvendësojë bashkëkombasin e tij, gjeneralin Erhard Drevs në rotacionin e planifikuar për 7 shtator.

KFOR-i është vendosur në Kosovë në vitin 1999 pas largimit të forcave serbe të sigurisë nga Kosova.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG