Ndërlidhjet

AI kërkon mbrojtje për të miturën pakistaneze


Amnesty International
Amnesty International
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje Pakistanit të reformojë ligjet kundër blasfemisë dhe t’i ofrojë mbrojtje një të miture të krishterë, të arrestuar ditë më parë nën akuzat për djegie të Kuranit.

Rimsha, e cila është ndërmjet 10 dhe 13 vjeç dhe ka sindromën e Daunit, është arrestuar të enjten në një lagje të varfër të Islamabadit, pasi myslimanët lokalë kanë kërkuar që ajo të dënohet.

Drejtorja e organizatës për Azinë Jugore, Polli Traskot, ka thënë se rasti tregon për “degradimin e sundimit të ligjit në Pakistan dhe për rrezikun që kërcënon të akuzuarit për blasfemi”.

Blasfemia në Pakistan dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG