Ndërlidhjet

Irani s’heqë dorë nga pasurimi i programit bërthamor


Logoja e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore
Logoja e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore
Emisari i Iranit në agjencinë mbikëqyrëse për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se Republika Islamike “nuk do të ndalojë kurrë” pasurimin e programit të saj bërthamore.

Ali Asgar Soltanieh, emisari i Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore u tha gazetarëve se Irani synon të vazhdojë pasurimin nën mbikëqyrjen e agjencisë.

Deklarata erdhi në kohën kur Teherani mori formalisht përsipër udhëheqjen e Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Këtë javë, Irani do të jetë nikoqir i një samiti të liderëve të kësaj lëvizje.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka kohë që kanë vënë sanksione të caktuar ndaj Teheranit për shkak të dyshimeve se ai po zhvillon armë bërthamore me qëllime luftarake-akuzë, e cila është hedhur poshtë nga autoritetet iraniane.
XS
SM
MD
LG