Ndërlidhjet

Peskov e kritikon raportin e opozitës se Putini jeton si monark


Dmitri Peskov zëdhënës i Putinit
Dmitri Peskov zëdhënës i Putinit
Dmitri Peskov, sekretar për shtyp i presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, e ka hedhur poshtë një raport nga lideri i lëvizjes opozitare ruse, në të cilin Putini akuzohet se ka stil të jetës, “i cili mund të krahasaohet me atë të monarkëve në Gjirin Persik ose të oligarkut pompoz”.

Duke folur para gazetarëve, zoti Peskov tha sot se i vie keq për “përpjekje të tilla pseudo-zbuluese të shoqëruara me opozitën”.

Ish kryeministri rus, Boris Njemcov, që aktualisht është anëtar udhëheqës i lëvizjes opozitare Rusia Tjetër, e ka publikuar një raport, ditën e martë, në të cilin thuhet se Putini e gëzon një jetë të stilit luksoz, pasi ka në disponim 20 banesa luksoze, 43 aeroplana dhe katër jahta.
XS
SM
MD
LG