Ndërlidhjet

McDonald’s hap restorant vegjetarian


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zinxhiri i restoranteve McDonald’s do të hapë restorantin e parë vegjetarian në vitin e ardhshëm në Indi.

Korporata me seli në SHBA tha se hapja do të bëhet në mes të vitit 2013, pranë Tempullit të Artë në qytetin e shenjtë të Amritsarit.

Autoritetet fetare atje ndalojnë konsumimin e mishit në vendin e shenjtë.

McDonald’s ka 271 restorante në Indi dhe bën përpjekje të zgjerojë menynë për kulturën lokale.

Hindusët, të cilët përbëjnë 80 për qind të popullsisë 1.2 miliardëshe të Indisë, e konsiderojnë lopën si kafshë të shenjtë. Për myslimanët, konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar me Kuran.

McDonald’s është i njohur për hamburgerë.
XS
SM
MD
LG