Ndërlidhjet

Sulmohen ambasadat amerikane në Sudan e Tunizi


Tunis
Tunis
Ambasadat amerikane në Sudan dhe Tunizi u sulmuan të premten, derisa protestat ndaj filmit të bërë në SHBA, i cili tall profetin Muhamed, shpërthyen në shumë vende me shumicë myslimane.

Tym i dendur i zi është raportuar të dalë nga ambasada amerikane në Tunis, ku raportohet se ka pasur të lënduar pas përleshejs së protestuesve me policinë.

Raportet flasin për disa protestues që kanë kapërcyer muret e jashtme të ambasadës amerikane në kryeqytetin sudanez Kartum.

Raportohet se policia ka vrarë të paktën një protestues.

Më herët, rreth 5 mijë protestues në Kartum mësynë ambasadat e Britanisë dhe Gjermanisë, të cilat u djegën dhe u dëmtuan rëndë.

Zyrtarët thonë se islamistët sulmuan dhe i vunë zjarrin një restoranti KFC në qytetin verior libanez të Tripolit.

Përleshje dhe demonstrata janë raportuar edhe në Jemen, Indi, Indonezi, Iran dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG