Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje nga Timori Lindor


Hoxhaj dhe Guterres
Hoxhaj dhe Guterres
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar sot një vizitë dyditore në Timorin Lindor.

Në ditën e parë të vizitës, Hoxhaj është pritur nga homologu i tij, Hoze Luis Guterres, të cilit i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Republikës së Kosovës për njohje të plotë nga ky vend.

“Kosova dhe Timori Lindor në aspektin gjeografik janë larg, por ne ndajmë kujtesën e represionit dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut nga regjimet e huaja, si dhe lavdinë e popujve tanë për liri. Prandaj, njohja e Timorit do të ishte edhe një mirënjohje dhe respekt për dinjitetin e viktimave”, ka thënë ministri Hoxhaj gjatë takimit.

Guterres ka thënë se është i nderuar me vizitën e ministrit Hoxhaj, që po ndodh në 10-vjetorin e pavarësisë së Timorit Lindor.
XS
SM
MD
LG