Ndërlidhjet

Vriten tetë policë turq


Foto arkivi
Foto arkivi
Zyrtarët turq kanë bërë të ditur për vrasjen e tetë policëve dhe plagosjen e nëntë të tjerëve nga shpërthimi i bombës në jug të Turqisë.

Sipas tyre, bomba është kurdisur nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), derisa autobusi i zyrtarëve policorë po kalonte në qarkun Karliova të Bingolit.

Incidenti ndodh pas vrasjes së katër ushtarëve turq nga separatistët e dyshuar kurdë, pranë kufirit me Iranin dhe Irakun.

Zyrtarët e provincës Hakari thonë se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë përdorur bomba të telekomanduara për të sulmuar ushtarët në qakurn Kukurca.

Forcat e armatosura turke kanë vrarë më shumë se 80 militantë kurdë javën e kaluar, në një operacion të madh që ka përfshirë trupat tokësore dhe sulmet ajrore në caqet e PPK-së.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është shpallur organizatë terroriste, ka nisur betejën e armatosur për autonominë kurde në juglindje të Turqisë qysh në vitin 1984.
XS
SM
MD
LG