Ndërlidhjet

Shpërthime të mëdha në Alepo


Alepo...
Alepo...
Të paktën dy shpërthime të fuqishme kanë goditur të mërkurën qendrën e qytetit verior të Sirisë, Alepon, duke shkaktuar, siç raportohet, viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se “dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur” në shpërthimet që ndodhën në një zonë të kontrolluar nga qeveria.

Shpërthimet duket se janë shkaktuar nga makinat- bomba dhe janë pasuar me të shtëna nga armë të rënda zjarri.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar për shpërthimet, për të cilat i ka fajësuar “terroristët”, term ky me të cilin i referohet kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Alepo ka parë luftime të rënda midis trupave qeveritare dhe forcave opozitare, që kur kryengritësit nisën një ofensivë të re për marrjen nën kontroll të qytetit në javën e kaluar.

Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në kryengritjen 18 mujore kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG