Ndërlidhjet

Përleshje në Teheran, mbyllet Pazari i Madh


Ilustrim
Ilustrim
Pazari i madh i Teheranit është mbyllur sot nga autoritetet, të cilat goditën këmbyesit e valutave në tregun e zi të kryeqytetit iranian.

Dëshmitarët i kanë thënë agjencive të lajmeve Reuters dhe AFP se policia është përleshur me protestuesit e zemëruar, pas rënies së vlerës së valutës vendore, rialit.

Valuta e rialit humbi më shumë se një të tretën e vlerës që nga java e kaluar.

Qeveria e Iranit i ka fajësuar këmbyesit e valutave për rënien e vlerës së rialit, duke i quajtur ata spekulatorë që duhet të ndalohen nga zyrtarët e sigurisë.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se rënia e vlerës së rialit vjen si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare ndaj programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit.

Ekonomistët thonë se menaxhimi i dobët nga regjimi i presidentit Mahmud Ahmadinejxhad gjithashtu ka kontribuar në rënien e shpejtë të vlerës së rialit.

Vlera e kësaj valuta ka rënë më shumë se 80 % që nga fillimi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG