Ndërlidhjet

Bangladesh: 12 peshkatarë të humbur nga stuhitë tropikale


Ilustrim
Ilustrim

Raportohet se 12 peshkatarë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur pas stuhive të djeshme të shiut në Gjirin e Bengalit në Bangladesh, si pasojë e të cilave të paktën 24 njerëz kanë humbur jetën.

Garda Bregdetare dhe peshkatarët ishin duke i kërkuar personat e tjerë të humbur, njofton një zyrtar qeveritar, Mehdi Hasan.

Shtatë trupat e gjetur gjatë natës e kanë ngritur në 24 numrin e viktimave në Bhola, Hatia dhe Chittagong, vende këto në jug të Bangladeshit.

Të paktën 100 njerëz janë lënduar si pasojë e stuhive në këtë rajon, i cili ndodhet 215 kilometra larg kryeqytetit Dhaka.
XS
SM
MD
LG