Ndërlidhjet

HRW akuzon milicitë libiane për ekzekutime


Logo e Human Rights Watch.
Logo e Human Rights Watch.
Organizata me seli në Nju Jork “Human Rights Watch” ka thënë se rebelët libianë duket se kanë ekzekutuar dhjetëra luftëtarë besnikë të Muammar Qaddafit, e “ndoshta edhe vetë diktatorin”.

Raporti 50-faqesh, i titulluar: “Vdekja e diktatorit: Hakmarrja e përgjakshme në Sirte”, përshkruan me hollësi orët e fundit të jetës së Qaddafit më 20 tetor të vitit 2011, kur ai ka bërë përpjekje të ikte nga qyteti i rrethuar.

“Human Rights Watch” thotë se raporti bazohet në incizime me telefona mobilë dhe në intervista.

“Provat sugjerojnë se milicitë e opozitës kanë ekzekutuar të paktën 66 anëtarë të kapur nga konvoji i Qaddafit në Sirte”, ka thënë Peter Bouckaert, drejtor i emergjencave në HRW.

Organizata ka thënë se, në bazë të ligjeve të luftës, vrasja e luftëtarëve të kapur është krim lufte.
XS
SM
MD
LG