Ndërlidhjet

Merkel kërkon veto të BE-së ndaj buxheteve kombëtare


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se Bashkimi Evropian duhet të ketë fuqinë e vetos ndaj buxheteve kombëtare të shteteve anëtare.

Merkel, duke iu drejtuar dhomës së ulët të parlamentit( Bundestagut) para fillimit të samitit të BE-së (që nis të enjten pasdite) në Bruksel, tha se komisioneri i BE-së për ekonominë duhet ta ketë fuqinë që ta deklarojë të “pavlefshëm” një buxhet.

Samiti dy-ditor ka për qëllim që të trajtojë krizën e borxhit dhe do të fokusohet në përpjekjet për të ngritur një union bankar në të gjithë eurozonën.

Kjo do të jetë hera e katërt që liderët e BE-së takohen këtë vit dhe Samiti i 22-të i mbajtur që kur shpërtheu kriza në Greqi, në fund të vitit 2009.

Diplomatët, megjithatë, nuk presin rrugëdalje.

Ndërsa udhëheqësit e eurozonës mund të përfshijnë me ndonjë fjali të shkurtër Greqinë në deklaratën përfundimtare të samitit, vendimet e qarta për ta ndihmuar Qipron, Greqinë dhe Spanjën mund të vijnë vetëm në takimin e ministrave të financave, që mbahet në muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG