Ndërlidhjet

Tërmeti në Itali, dënohen 6 shkencëtarë


Pamje nga arkivi
Pamje nga arkivi
Një gjykatë italiane ka dënuar gjashtë shkencëtarë dhe një zyrtar qeveritar për vrasje dhe i dënoi ata me gjashtë vjet brug për shkak se nuk kishin dhënë paralajmërimet e duhura në lidhje me tërmetin e vitit 2009 në të cilin vdiqën qindra nejrëz.

Që të shtatë, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Parashikimin dhe Pengimin e Rreziqeve të mëdha, janë akuzuar për neglizhencë dhe sjellje joprofesionale.

Në tërmetin prej 6.3 shkallësh të Rihterit që goditi L'Aquila-n e Italisë në prillin e 2009-ës, u vranë të paktën 300 njerëz, u lndëuan 1 mijë dhe u shkatërruan dhjetëra mijëra ndërtesa.
XS
SM
MD
LG