Ndërlidhjet

Sot pritet miratimi i qeverisë së re të Gjeorgjisë


Parlamenti i Gjeorgjisë
Parlamenti i Gjeorgjisë
Parlamenti i Gjeorgjisë pritet sot ta miratojë Bidzina Ivanishvilin si kryeministër të ri të vendit dhe udhëheqës të qeverisë së re.

Miratimi i kabinetit është më se i dukshëm, përderisa Ivanishvili si udhëheqës i kolacionit “Ëndërra gjeorgjiane” fitoi shumicën e ulëseve në parlament, 85 nga 150, në zgjedhjet e 1 tetorit.

Megjithatë, Ivanishvili gjatë ditës së djeshme, duke folur para parlamentit, tha se ai planifikon që të heqë dorë plotësisht nga politika pas 18 mujash.

Miliarderi i kthyer në politikan tha se pas largimit, ai do të bëhet “anëtar aktiv i shoqërisë civile”.
XS
SM
MD
LG