Ndërlidhjet

Reagime rreth vizitës së Nikolliqit


Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe ai i Serbisë, Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe ai i Serbisë, Tomisllav Nikolliq
Mes dy vendeve ekzistojnë çështje të hapura, por të njëjtat nuk janë të pazgjidhura”, është shprehur presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Nikolliq tha se me homologun e tij maqedonas ka biseduar për bashkëpunimin bilateral, çështjet rajonale dhe aspiratat e të dy vendeve për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që theks i veçantë i është vënë kontestit midis kishës ortodokse të Serbisë dhe Maqedonisë.

Shumë punë varen nga marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë dhe Serbisë si shtete, dhe nëse arrijmë t’i bindim të gjithë qytetarët se miqësia jonë është e sinqertë, atëherë edhe kishat tona do të fillojnë të mendojnë më ndryshe rreth këtij kontesti”, tha Nikolliq.

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov theksoi se si presidentë, ata duhet të ndihmojnë që të vendoset dialog dhe të fillojë komunikimi mes përfaqësuesve kishtarë dhe kishave.

Kemi vullnet të mirë të ndihmojmë në dialog, por ne nuk jemi ata të cilët bartin vendime për çështje të tilla, sipas kompetencave që i gëzojmë me Kushtetutën e shteteve tona dhe e dimë deri ku mund të shkojmë si krerë shtetërorë. Problemet kishtare kërkojmë përgjigje kishtare”, ka deklaruar Ivanov.

Ndërkohë, presidenti serb, Tomisllav Nikolliq ka falënderuar autoritetet e Maqedonisë për lejimin e organizimit te ceremonisë përkujtimore të 100 vjetorit të Betejës së Kumanovës, me ç’rast ai do të vendosë lule për nder të heronjve serbë, të rënë në betejën e zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike.

Por, ndaj këtij veprimi ka reaguar shoqata e historianëve shqiptarë, duke theksuar se Beteja e Kumanovës paraqet fillimin e masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimi etnik të këtyre territoreve.

Skender Asani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë tha se Shoqata e historianeve shqiptarë në Maqedoni është kundër vizitës së rangut më të lartë të Beogradit dhe popullatës serbe, e cila do të parakalojë në Kumanovë drejt Zebrenjakut , ku, siç tha ai “do të madhështohet fitorja, gjegjësisht dhuna e paparë deri atëherë ndaj popullatës autoktone shqiptare në ato treva”.

Dihet se pas betejës së Kumanovës, me qindra mijëra shqiptarë u masakruan, u shpërngulën, ndërkohë që qindra mijëra serbë u sollën në Kumanovë dhe rrafshin e Shkupit për ta ndryshuar strukturën e popullatës autoktone të Maqedonisë. Vendosjen e luleve nga ana e presidentit serb Tomisllav Nikolliq, në kompleksin e Zebranjakut, e vlerësojmë si akt makabër, akt jocivilizues dhe jo njerëzor”.

Njeherësh, si Shoqatë e Historianeve Shqiptarë të Maqedonisë reagojmë në mënyrën më të ashpër ndaj autoriteteve maqedonase, që i është lejuar presidentit serb Nikolliq të madhështojë masakrat ndaj popullatës shqiptare, por jo vetëm asaj shqiptare, por edhe maqedonase”, u shpreh Asani.

Ndërkohë, historiani maqedonas Vllado Popovski, tha se edhe pse luftërat ballkanike kanë ndikuar në copëtimin e territorit të Maqedonisë, dhe çlirimin e territoreve maqedonase.

Megjithatë, shtoi ai presidenti serb ka të drejtë të vizitojë kompleksin e varrezave ku prehen rreth 400 ushtarë serb.

Ne nuk mund të shohim diçka negative në vizitën e Nikolliqit në Zebranjak, sepse ekzistojnë standarde ndërkombëtare të cilat rregullojnë çështjen e pajtimit mes popujve që kanë qenë me vite në luftë. Merrni rastin e gjermanëve, të cilët shprehin kujdes të veçantë për varrezat në ushtarëve të tyre nga Lufta e Dytë Botërore në të gjitha vendet”, theksoi Popovski, ligjërues në Universitetin e Shkupit.
XS
SM
MD
LG