Ndërlidhjet

Përleshje dhe viktima të reja në Siri


Siri
Siri
Ushtria e Sirisë ka bombarduar sot bastionet e kryengritësve në Damask dhe në veri të vendit.

Aktivistët thonë se të paktën tetë njerëz kanë humbur jetën në kryeqytet, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Përleshjet e reja ndodhin në ditën kur i dëguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka zhvilluar bisedime me ministrin e Jashtëm të Kinës, Jang Jiechi.

Brahimi ka kërkuar nga Pekini mbështetje për përpjekjet e tij për të ndaluar dhunën.

Këtë javë, i dërguari ndërkombëtar ka takuar edhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kina dhe Rusia u kanë vënë veto tre rezolutave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që dënonin dhunën në Siri.
XS
SM
MD
LG