Ndërlidhjet

Hollande viziton Libanin


Presidenti francez Francois Hollande
Presidenti francez Francois Hollande
Presidenti francez Francois Hollande ka arritur në kryeqytetin e Libanit për të biseduar me presidentin Michel Sleiman.

Kriza e vazhdueshme në Siri pritet që të jetë në krye të agjendës së takimeve.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në Libanin, që kur Nicolas Sarkozy e vizitoi atë në vitin 2008.

Vizita shihet si një shenjë mbështetjeje për Libanin pas sulmeve masive në Bejrut në muajin e kaluar, për të cilat u fajësua qeveria siriane e presidentit Bashar al-Assad.

Më vonë, Hollande do të vazhdojë turneun në Arabinë Saudite, ku do të bisedojë me mbretin Abdullah në lidhje me Sirinë dhe programin kundërthënës të Iranit.
XS
SM
MD
LG