Ndërlidhjet

Brammertz: Deklaratat e Nikolliqit, të papranueshme


Kryeprokurori i Hagës, Serge Brammertz
Kryeprokurori i Hagës, Serge Brammertz
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Deklarimet e tilla janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Tribunalit të Hagës dhe nuk i kontribuojnë pajtimit, ka thënë Brammertz për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se është vërtetë mungesë respekti për viktimat dhe të mbijetuarit e krimeve”, ka shtuar Brammertz.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, prejse është zgjedhur në muajin maj, ka përsëritur disa herë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës nuk ka qenë gjenocid, por “krim i rëndë i luftës”.

Masakra, në të cilën forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, është cilësuar si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG