Ndërlidhjet

Kosova do të fitojë ndihma të reja financiare


Ilustrim
Ilustrim
Institucionet ndërkombëtare financiare do të ndihmojnë me më shumë se 30 miliardë euro rimëkëmbjen ekonomike në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, përfshirë edhe Kosovën.

Mjetet janë pjesë e një plani të përbashkët veprimi, të miratuar sot nga Banka Evropiane për Investime, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Ky plan i përbashkët i institucioneve financiare ndërkombëtare ka për qëllim që të ringjallë rritjen ekonomike në rajon, duke u dhënë mbështetje iniciativave të sektorit privat dhe publik”, thuhet në njoftimin e Bankës Evropiane për Investime.

Plani do të përfshijë mbështetjen për Republikën Çeke, Sllovakinë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Bullgarinë, Hungarinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Banka Evropiane për Investime ka vendosur që për këtë plan të ndajë së paku 20 miliardë euro, ndërsa Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga 6,5 miliardë euro, përkatësisht 4 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG