Ndërlidhjet

Izraeli do të vazhdojë të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve raketore


Qyteza Rafah e Rripit të Gazës (Pamje nga Arkivi)
Qyteza Rafah e Rripit të Gazës (Pamje nga Arkivi)
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka paralajmëruar sot se Izraeli do t’i intensifikojë përgjigjet ndaj sulmit me raketa të militantëve palestinezë nga Rripi i Gazës.

Komentet e Ehud Barakut erdhën pas raundit të fundit të dhunës ndër-kufitare. Barak tha se Izraeli do të vendosë si dhe kur të reagojë, nëse është e nevojshme.

Gaza qeveriset nga militantët e Lëvizjes Islamike, Hamas. Dhuna e fundit shpërtheu të shtunën nga një sulm raketor në një patrullë të ushtrisë izraelite përgjatë kufirit.

Militantët palestinezë gjuajtën më shumë se 100 raketa gjatë fundjvaës, duke lënë të lënduar disa njerëz.

Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Militantët thanë dje se ata janë të gatshëm për një armëpushim, nëse Izraeli i ndalë sulmet.
XS
SM
MD
LG