Të paktën dy militantë të dyshuar myslimanë dhe tre ushtarë indianë janë vrarë kur një grup i rebelëve ka bërë përpjekje të depërtojë në Linjën e Kontrollit, e cila ndan rajonin e kontestuar të Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit.
Anur Vashist, zyrtar i ushtrisë indiane, ka thënë se luftimet kanë shpërthyer në rajonin Novgam, pasi pesë militantë të armatosur rëndë kanë hyrë në pjesën e Kashmirit që kontrollon India, nga ana e Pakistanit.
Konfirmime të pavarura në lidhje me incidentin nuk ka pasur.
Rebelët kanë luftuar kundër sundimit indian qysh në vitin 1989.
India akuzon Pakistanin për financimin dhe trajnimin e militantëve.
Islamabadi hedh poshtë akuzat, duke thënë se ai u jep vetëm mbështetje morale dhe diplomatike rebelëve.