Ndërlidhjet

Shpërthim në Zveçan


Pamje nga kufiri Kosove-Serbi, arkiv
Pamje nga kufiri Kosove-Serbi, arkiv
Një shpërthim është regjistruar të kenë zënë vend, disa minuta pas mesnate, në rrugën “Mbreti Petër” në Zveçan, ndërsa një lokal dhe dy vetura civile kanë pësuar dëme materiale, njofton Policia e Kosovës.

“Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policorë mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së ankuesit, ka shkaktuar dëme materiale në vitrinën e lokalit, përkatësisht xhamat e thyera të lokalit si dhe dëme sipërfaqësore mbi dy automjete private të parkuara në afërsi të vendit të shpërthimit. Nuk është raportuar për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e “këtij akti kriminal derisa kryesit e mundshëm deri në këtë moment mbesin ende të panjohur”.
XS
SM
MD
LG