Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist”.
“A mund të kenë vend në këtë botë ata që masakrojnë fëmijë? A mund të themi se ata respektojnë njerëzimin? Për këtë arsye unë them se Izraeli është shtet terrorist”, ka thënë Erdogan.
Ai i ka bërë këto komente në një takim të Këshillit Islamik të Euroazisë në Stamboll.
Ato vijnë në kohën kur luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre.
Numri i viktimave në rajonin palestinez ka arritur në 95.
Diplomatët rajonalë po bëjnë përpjekje për ndërmjetësimin e armëpushimit.
Dhuna në mes dy rajoneve është intensifikuar qysh të mërkurën, kur Izraeli ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit – lëvizjes islamike që kontrollon Rripin e Gazës.