Ndërlidhjet

Hamasi thotë se është arritur armëpushimi


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Izraeli dhe militantët e Rripit të Gazës kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur zyrtari i Hamasit, Ayman Taha, duke folur për Reutersin në Kajro të Egjiptit.

“Një marrëveshje për qetësim të situatës është arritur. Kjo gjë do të bëhet e ditur në orën 9 (sipas kohës lokale) dhe do të hyjë në fuqi në mesnatë”, ka thënë Taha.
XS
SM
MD
LG