Ndërlidhjet

Partitë pro-separatiste fitojnë në Kataloni


Flamuri i Katalonisë
Flamuri i Katalonisë
Partitë pro-separatiste në Kataloni të Spanjës kanë fituar shumicën në zgjedhjet rajonale.

Megjithatë, partia në pushtet “Aleanca e Konvergjencës dhe Bashkimit” ka humbur mbështetjen.

Rezultatet kanë treguar se ajo ka fituar 50 ulëse në parlamentin 135 vendesh të rajonit – çfarë është më pak se 62 ulëset që ka mbajtur para zgjedhjeve të së dielës.

Partia, e cila mbështet pavarësinë nga Spanja, duhet të gjejë partnerë koalicioni për të mbetur në pushtet.

Artur Mas, kreu i qeverisë pro-separatiste të Katalonisë, është zotuar se do të mbajë referendum për pavarësi nëse fiton një mandat tjetër.

Katalonasit thonë se shumica nga taksat e tyre janë transferuar në Qeverinë qendrore të Spanjës.

Rajoni, me 7.6 milionë banorë, është më i madh se disa vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritet se përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës.
XS
SM
MD
LG