Ndërlidhjet

Drecun: IBM nis të zbatohet më 10 dhjetor


Jarinë
Jarinë
Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufurit (IBM) do të nisë së zbatuari më 10 dhjetor në Merdare, Jarinë dhe Konçul.

Duke folur për mediat serbe, ai ka thënë se tre javë pas 10 dhjetorit duhet të nisë zbatimi i saj edhe në vendkalimet e tjera.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Gjatë takimit të fundit në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, janë dakorduar që së shpejti të nisin me zbatimin në praktikë të saj.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje po ashtu është njëri nga kushtet që i ka vënë Bashkimi Evropian Serbisë, për të marrë datën e negociatave të anëtarësimit në këtë bllok.
XS
SM
MD
LG