Ndërlidhjet

SHBA: Ish presidenti George Bush i vjetri – në spital


Ish presidenti George Bush i vjetri
Ish presidenti George Bush i vjetri
Raportohet se ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush i vjetri, po trajtohet në një spital në Hjuston të Teksasit.

Zdhënësja e Methodist Hospital, Stephanie Asin, e ka konfirmuar këtë informacion.

Nuk ka detaje të tjera nga spitali.

Rrjeti televiziv amerikan, NBC News, ka raportuar se zoti Bush, 88 vjeçar, po trajtohet për bronkit.

Gazeta The Huston Chronicle ka raportuar sot se ish presidenti George Bush i vjetri, ka kollë kronike dhe se nuk është në rrezik për jetë.

Zëdhënësi i ish presidentit Bush nuk ka mundur të kontaktohet për koment të menjëhershëm.

George Bush i vjetri, anëtar i Partisë Republikane, ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, prej vitit 1989 e deri në vitin 1993, pra në periudhën gjatë shkatërrimit të komunizmit.

Ai më parë ka shërbyer si zëvendëspresident i presidentit Ronald Regan, në periudhën 1981-1989.
XS
SM
MD
LG