Ndërlidhjet

Mbreti Abdullah viziton Bregun Perëndimor


Mbreti Abdullah
Mbreti Abdullah
Mbreti Abdullah i Jordanisë do të bëhet udhëheqësi i parë ndërkombëtar që do të vizitojë Bregun Perëndimor, prejse palestinezët kanë fituar njohjen e Kombeve të Bashkuara si shtet joanëtar.

Agjencia AFP raporton se Abduallah do të qëndrojë në territorin palestinez të enjten.

Vizita thuhet se nxjerr në dukje mbështetjen e Amanit për palestinezët “pas arritjes së tyre historike në Kombet e Bashkuara”.

Asambleja e Përgjithshme e këtij mekanizmi ka votuar të enjten e kaluar për të ndryshuar statusin e palestinezëve nga ai i vëzhguesit në shtet joanëtar.

Si reagim ndaj kësaj, Izraeli ka njoftuar se do të ndërtojë 3,000 shtëpi të reja për hebrenjtë në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka cilësuar këtë hap si “goditje pothuajse fatale” për perspektivat e paqes.
XS
SM
MD
LG