Ndërlidhjet

Thirrje për protesta të reja në Egjipt


Kajro
Kajro
Mbështetësit islamikë të presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, ashtu si edhe kundërshtarët e tij, kanë bërë thirrje për protesta rivale jashtë pallatit presidencial në Kajro.

Vëllazëria Myslimane planifikon për sot “shfaqje masive të mbështetjes për presidentin".

Grupet opozitare, ndërkaq, kanë thirrur protesta kundër dekretit të presidentit që i garanton atij fuqi gati të pakufizuara, si dhe kundër draftit të ri të kushtetutës.

Të martën, mijëra protestues kanë rrethuar pallatin presidencial, duke i kërkuar Morsit që të anulojë dekretin dhe draft-kushtetutën.

Kundërshtarët thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore. Protesta kundër saj janë zhvilluar për disa ditë me radhë, ndërkohë që Morsi ka caktuar 15 dhjetorin si datë për referendumin kushtetues.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se dialogu për kushtetutën është urgjentisht i nevojshëm. Sipas saj, kushtetuta duhet t’i respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
XS
SM
MD
LG