Ndërlidhjet

Oslo: Liderët e BE-së e pranuan Çmimin Nobel për Paqe


Përfaqësuesit e BE-së Rompuy (majtas), Barroso (në mes) dhe Schulz, pasi e pranuan Çmimin Nobel për Paqe
Përfaqësuesit e BE-së Rompuy (majtas), Barroso (në mes) dhe Schulz, pasi e pranuan Çmimin Nobel për Paqe
Liderët e Bashkimit Evropian e pranuan Çmimin Nobel Për Paqe, në një ceremoni që sot u mbajt në Oslo.

Liderët e tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, e morën çmimin prestigjioz në emër të 27 vendeve anëtare.

Çmimin e dorëzoi kryesuesi i Komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland, i cili theksuar rolin e BE-së në ruajtjen e paqes në kontinetin, në të cilin kishin ndodhur luftëra të përgjakshme.

Kritikët e vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobelit për dhënien e Çmimit Nobel për Paqe për Bashkimin Evropian, thonë se BE-ja po lëvizë prej krizës në krizë dhe se nuk e ka merituar çmimin.

Në ceremoninë e sotme në Oslo morën pjesë shumë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Çmimi në para prej 930 milionë eurosh do tu jepet projekteve që i ndihmojnë fëmijët për të mbijetuar në zonat e luftërave.
XS
SM
MD
LG