Ndërlidhjet

Raporti: Rënie e dhunës në Afganistan


Kabul...
Kabul...
Një i raport i ri i Departamentit amerikan të Mbrojtjes thotë se Afganistani është duke parë një dhunë më të paktë në zonat shumë të populluara.

Raporti gjithashtu thotë se Pakistani mbetet një problem i sigurisë, sepse militantët islamikë vazhdojnë ta përdorin territorin pakistanez si një strehë të sigurt për të përgatitur sulmet.

Raporti thotë se siguria në shumë prej qyteteve të mëdha të Afganistanit është “rritur ndjeshëm”, derisa kanë rënë për 3 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti sulmet e militantëve.

Megjithatë, në raport thuhet se numri i viktimave të përgjithshme civile në fakt është rritur për 18 për qind, në rreth 2700, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti tha se strehët e sigurta për militantët në Pakistan dhe “korrupsioni endemik” mbeten rreziqet më të mëdha për stabilitetin afatgjatë dhe për sigurinë e qëndrueshme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG