Ndërlidhjet

Eurozona afër mbikëqyrësit të vetëm bankar


Një marrëveshje për krijimin e një mbikëqyrsi të vetëm bankar në eurozonë duket se është e afërt, derisa Franca dhe Gjermania ofruan një kompromis të përbashkët, para se të zhvillohen bisedimet për këtë cështje në Bruksel, raporton DPA.

“Ne i kemi bërë propozimet”, ka thënë ministri gjerman i financave Wolfgang
Shable, duke iu referuar një “pushteti të përkohshëm”, i cili do të shtrojë rrugën ëpr ndryshimet eventuale të traktatit.

“Pikëpamjet tona kur të hyjmë në takim janë më të afërta se sa që kanë qenë, por ne duhet të gjejmë një marrëveshje mes 27 vendeve”, ka thënë ministri francez i Financave Pierr Moskovici.
XS
SM
MD
LG