Ndërlidhjet

Trajkoviq e brengosur nga ideja që Kosova të ketë ushtri


Rada Trajkoviq
Rada Trajkoviq
Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit serb Rada Trajkoviq, ka shfaqur brengosjen e saj për mundësine e krijimit të një ushtrie të Kosovës, e cila do të ishte si pasardhëse e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Trajkoviq, në një deklaratë për opinion, ka bërë të ditur se duhet që të jetësohet projekti i demilitarizimit të Kosovës duke garantuar këtu ushtritë e shteteve të rajonit, ajo e Serbisë, e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë me përfshirje të forcave të NATO-së në Kosovë.

Kohë më parë, mninistri i FSK-së, Agim Çeku pati deklaruar se viti 2013 do të jetë koha kur FSK do të shndërrohet në ushtri, mirëpo, sipas tij, një vendim i tillë pritet të konfirmohet nga NATO.
XS
SM
MD
LG