Ndërlidhjet

Raportohet se Al-Jazeera do të paguaj 500 milion dollarë për Current TV


Al-Jazeera
Al-Jazeera
Raportime nga SHBA, thonë se televizioni arab Al-Jazeera është pajtuar që të paguaj rreth 500 milion dollarë që të blejë televizionin kabllorë amerikan, Current TV, i cili ishte financuar nga ish nën presidenti amerikan Al Gore.

Kushtet financiare të marrëveshjes zyrtarisht nuk janë bërë të ditura, por raportohet se televizioni i cili gjendet në pronësi e qeverisë së Katarit, ishte përgatitur të paguajnë shumë se kaq.

Current TV, transmetohet në më shumë se 40 milion familje në SHBA, ndërsa në kanalin e Al-Jazeera-së në gjuhën angleze, kanë qasje më pak se 5 milion familje amerikane.

Kompania kabllore, Time Warner Cable ka thënë se vlerësojnë produktin e ri amerikan të Al-Jazeera-së.
XS
SM
MD
LG