Ndërlidhjet

Arrestohen 9 'truproje' të Vullinit


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës, pas liturgjisë qendrore në manastirin e Graçanicës, ka konfirmuar se ka ndaluar 9 persona, të cilët në vazhdimësi po e përcillnin eskortën që po e shoqëronte drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullinin.

Gjatë lëvizjeve të tij nëpër territore të banuara me serbë në Kosovë, për sigurinë e zyrtarit serb është përkujdesur policia e Kosovës. Mirëpo, në një rast, policia ka ndaluar 9 persona të cilët po e përcillnin eskortën e policisë dhe të njëjtit janë dërguar për intervistim tek organet e hetuesisë.

Një zëdhënës i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu i tha Radios Evropa e Lirë se personat e ndaluar kanë qenë të dyshimtë për policinë për atë arsye edhe janë ndaluar.

“Për shkaqe të sigurisë së personalitit që policia e Kosvës e ka nën përcjellje, të hënën në Graçanicë, me dyshimin e arsyeshëm policia ka shoqëruar në stacion policor 9 persona për legjitimim dhe verifikim. Lidhur me këtë policia ka kontaktuar prokurorin përkatës dhe jemi duke punuar nën autorizimet e tij”, ka thënë Sadriu.

Këta nëntë persona sipas mediave i përkasin sigurimit të Aleksandër Vullinit.
XS
SM
MD
LG