Ndërlidhjet

Francë: Tri aktiviste kurde janë gjetur të vrara


Arkivoli i njëres nga femrat e vrara murde në Francë
Arkivoli i njëres nga femrat e vrara murde në Francë
Policia franceze thotë se tri femra kurde janë gjetur të vrara në një qendër të komunitetit kurd në Paris.

Raportohet se femrat kanë gjurmë të armëve të zjarrit në kokë.

Në një faqe kurde në Internet në Francë, thuhet se njëra nga femrat ishte bashkëthemeluese e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), e cila synon autonomi në pjesën juglindore të Turqisë, e banuar me popullatë shumicë kurde.

Policia franceze nuk e ka konfirmuar identitetitn e femrave, por ministri i brendshëm francez, Manuel Valls, i tha Televizionit të Francës se vdekjet ishin “pa asnjë dyshim, ekzekutime”.

Në Turqi, Hysein Çelik, udhëheqës i lartë i partisë në qeveri, tha se duket se sulmi është rezultat i një “armiqësie të brendshme” në partinë PPK.

Këto vrasje ndodhën në periudhën kur Turqia i ka filluar bisedimet me liderin e PPK-së në burg, Abdullah Ocalan, me qëllim që ky grup të bindet që të çarmatoset.
XS
SM
MD
LG