Ndërlidhjet

Sulmi në Alepo "terrorist e qyqar"


Pas sulmit në Universitetin në Alepo, 15 janar, 2013
Pas sulmit në Universitetin në Alepo, 15 janar, 2013
Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka dënuar si një “akt terrorist qyqar” sulmin mbi një universitet në Aleppo.

Bashar Ja'afari tha se shpërthimet në universitet kanë vrarë 82 studentë dhe kanë plagosur më shumë se 162.

Nuk dihet se si u shkaktua shpërthimi.Qeveria dhe opozita fajësuan njëra-tjetrën.

OKB thotë se rreth 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë revoltës gati dyvjeçare kundër presidentit sirian Bashar Asad.
XS
SM
MD
LG