Ndërlidhjet

Aktivistë të VV-së protestojnë në Bruksel


Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në orët e mesditës, kanë zhvilluar një protest në Bruksel, përpara ndërtesë ku gjendet zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi me bisedimet që pritet të nisin sot në orët e pasditës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Zonja Ashton ndërmjetëson bisedimet.

Në një njoftim për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se me këtë rast i ka dërguar një letër baroneshës Ashton, për të shpjeguar kundërshtimet e këtij subjekti politik karshi bisedimeve Kosovë – Serbi.

Pjesëmarrësit në protestën e sotme, thuhet në njoftim, ishin aktivistët e qendrave të VV-së në Evropë.
XS
SM
MD
LG