Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet që të kthejnë në pushtet koalicionin e djathtë të kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në pasditën e së martës, numri i votuesve ka arritur deri në 46.5 për qind.
Sondazhet e bëra përpara zgjedhjeve vazhdimisht kanë parashikuar fitorën e koalicionit të partisë Likud të Netanyahut dhe vijës së ashpër nacionaliste të Yisrael Beitenu duke u bërë fraksioni më i madhë me 120 ulëse në Knesset.
Përpara zgjedhjeve, Partia ultranacionaliste Shtëpia Hebraike (Jewish Home) e udhëhequr nga Naftali Bennett ka pasur një mbështetje në rritje.
Sondazhet tregojnë se Shtëpia Hebraike, e cila fuqimisht kundërshton një shtet palestinez, mund të renditet si partia e tretë më e madhe në fraksionin parlamentar.
Exit poll-et e para pritet të dalin menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. Rezultatet e para pritet që të publikohen vetëm pas të mërkurës.