Ndërlidhjet

Clinton mbron angazhimet për sigurinë diplomatike


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka mbrojtur angazhimin për siguri të departamentit të saj, në një seancë dëgjimore të Kongresit për sulmin e vitit të kaluar në Konsullatën e SHBA-së në Libi.

Clinton i ka thënë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit se Departamenti i Shtetit është duke lëvizur me shpejtësi dhe agresivitet për të përmirësuar sigurinë në misionet diplomatike në mbarë botën.

Rishikimi i sigurisë pason sulmin e 11 shtatorit të vitit 2012 në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Clinton ka thënë se, si diplomatja më e lartë e Amerikës, merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e departamentit që kanë çuar në sulmin ndaj konsullatës.
XS
SM
MD
LG