Ndërlidhjet

Davos: Ekonomia në vitin 2013 e "brishtë"


Foto nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës
Foto nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës
Hartuesit e politikave ekonomike kanë përfunduar takimin e tyre vjetor në Davos të Zvicrës duke i paralajmëruar qeveritë se nuk duhet të jenë shumë optimist për rimëkëmbjen ekonomike.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde gjatë një paneli përmbyllës për përspektivën ekonomik të mbajtur të shtunën ka thënë se qeveritë nuk duhet të ndjehën të “relaksuara”, duke shtuar se FMN pret që rimëkëmbja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm të jetë shumë më e “brishtë dhe e ndrojtur”.

Angel Gurria, sekretari gjeneral i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ka thënë se qeveritarët nuk duhet të lejojnë që përmirësimi i klimes ekonomike të kthehet në vetëkënaqësi.

Në forumin katër-ditor për ekonominë botërore në Davos, është vizituar nga 2 mijë e 500 dhe drejtues të bizneseve, përfshirë edhe 50 kryetar të qeverive.
XS
SM
MD
LG