Ndërlidhjet

Times: Pikëpamja e cekët e Britanisë për BE - e gabuar


U.K. -- The EU and the Union flags fly outside The European Commission Representation in the United Kingdom in central London, 23Jan2013
U.K. -- The EU and the Union flags fly outside The European Commission Representation in the United Kingdom in central London, 23Jan2013
Shkruan: Guido Westerwelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Berlini ka qëndrim të ngjashëm me dëshirën e zotit Cameron për reformë në Bruksel, por jo edhe me vizionin e tij për Evropën, shkruan në fillim të artikullit të tij në të përditshmen londineze, Times, ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Në fillim ai i paraqet disa gjëra pozitive për fjalimin e kryeministrit britanik, David Cameron, për Evropën.

Po, na duhet më tepër aftësi garuese, Evropa duhet të bëhet më demokratike dhe transparente dhe Evropa nuk është ende mjaft e mirë, shkruan Westerwelle.

Nëse Kina vazhdon të rritet me shkallën që është ekuivalente me GDP-në e Greqisë në prodhim për çdo 12 javë, ose sa Spanja për 12 muaj, kjo paraqet thirrje të zëshme për zgjim për Evropën.

Zotit Westerwelle në gazetën Times shkruan se Gjermania pajtohet me dëshirën e Britanisë për përkushtim për zgjerim të tregut të vetëm evropian dhe e mirëpret nxitjen e freskët të zotit Cameron në zhvillimin e tregut më të gjerë të lirë.

Një treg transatlantik do të mundësonte moment të jashtëzakonshëm për rritje, nga e cila do të përfitonin të gjithë.

Në Gjermani jemi po ashtu në favor të reformave. Ne, po ashtu, besojmë se ajo që na duhet nuk është vetëm më tepër Evropë; ajo që na duhet, mbi të gjitha, është një Evropë më e mirë. Pikëpyetja është se si të arrihet ky qëllim. Ne me padurim presim propozimet konkrete të Britanisë. Do të ketë çështje në të cilat Londra dhe Berlini, në masë të madhe pajtohen, dhe të tjerat për të cilat ne nuk pajtohemi kurrsesi, shkruan Guido Westerwelle, në të përditshmen londineze Times.

Rregullat e Bashkimit Evropian duhet të zbatohen njëjtë për të gjitha vendet anëtare, por BE-ja nuk ka nevojë të vendos rregulla për çdo gjë, por vetëm për ato çështje, për të cilat, të themi, Britania, Franca ose Polonia, nuk mund t’i zgjidhin më mirë në mënyrën e vet. Ne na duhet më tepër Evropë në fushat ku Evropa ka për të dhënë kontribut të vlefshëm, por aty ku kjo nuk është rast, aty ku diversiteti kulturor evropian është veçanërisht i theksuar, qasja nga
lartë-poshtë nuk është e domosdoshme.

Në vend se të shqetësohet për kuotën e femrave në bordet e kompanive, për shembull, do të ishte më mirë që Brukseli të merret me pastrim të parave dhe transparencë bankare.

Shtetet anëtare individuale janë në pozitë më të mirë për ta zgjidhur këtë çështje, megjithëqë ajo zgjidhet më mirë më qasje të përbashkët ndërkufitare, shkruan gazeta Times.

Shumë më lehtë është të dëmtohet shtëpia evropiane se sa të rindërtohet, kur dëmtimi është bërë. David Cameron ka të drejtë kur thotë se: nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian, kjo do të ishte biletë njëdrejtimëshe, e jo kthyese.

Ne nuk duhet ta rrezikojmë terrenin e përbashkët që e kemi arritur gjatë më tepër se gjysmë shekulli në bashkëpunimin evropian. Evropa e sotme është rezultat i dekadave të kompromiseve të vështira. Partnerët tanë britanikë ishin pjesë integrale e këtij procesi, duke ndihmuar në formësimin dhe ndarjen e përgjegjësisë në çdo hap të kësaj rruge.

Ndoshta zgjidhja aktuale evropiane nuk është e dashur për çdokënd, por kjo është natyra e secilit kompromis të mirë.

Megjithatë një gjë mbetet e vërtetë për të gjithë ne: nuk ka të drejta pa përgjegjësi. Duke thënë se “Ju ose do ta bëni atë që dëshiroj unë, ose do të largohem”, nuk është një qëndrim që funksionon, si në raportet personale ashtu edhe në komunitetin e kombeve.

Nga pikëpamja e Gjermanisë, për një çështje nuk mund të zhvillohen negociata: për ne Bashkimi Evropian është shumë më tepër se një treg i vetëm; është një komunitet i bashkuar për paqe dhe për krijimin e fatit tonë të përbashkët. Kjo ishte bërthamë politike, për të cilën Komiteti i Nobelit e nderoi Bashkimin Evropian me Çmimin për Paqe dhe ne e festuam së bashku me Francën, javën e kaluar.

Në fund të fundit, ishte kjo bërthamë politike që e ka ndihmuar së bashku eurozonën gjatë krizës më të madhe të saj, duke dëshmuar se shumë skeptikë kishin pikëpamje të cekët për BE-në.

Na takon të gjithë neve për mbledhjen e guximit dhe vizionit për të punuar në këtë projekt të madh për paqe dhe prosperitet, shkruan në fund të artikullit në të përditshmen londineze, ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

E përgatiti Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG