Ndërlidhjet

New York Times sulmohet nga hakerë kinez


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
New York Times ka bërë të ditur se hakerë nga Kina kanë sulmuar faqën e tyre pas publikimit të një shkrimi kritik ndaj kreyministrit kinez Wen Jiabao.

E përditshmja amerikane ka thënë se sulmi ka të bëjë me raportin e muajit tetor në të cilin shkruan se familja Wen kishte grumbulluar të paktën 2.7 miliard dollarë amerikan nga “burime të fshehta”.

Gjatë asaj kohe, shteti i Kinës raportin e kishte quajtur si tëndencë për të njollosur emrin e tyre. Sipas The Times ekspertët e sigurisë të punësuar nga gazeta kanë gjetur se janë thyer e-mail adresat e raportuesit të tregimit dhe të një ish shefi të byrosë në Pekin
Megjithatë, The Times bënë të ditur se nuk është prekur asnjë material sensitiv që ka pasur të bëjë me raportin.

Qeveria kineze ka thënë në mënyrë të përsëritur se e kundërshton piraterinë dhe se Kina gjithashtu vuan shpesh nga këto lloje të sulmeve në internet.
XS
SM
MD
LG