Ndërlidhjet

Kosova ndërpret kontratën me OeSD-në


Pasaporta e Kosovës
Pasaporta e Kosovës
Ministria e Brendshme e Kosovës ka ndërmarrë masat ligjore për ndërprerje të kontratës me kompaninë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD.

“Ministria ka marrë këtë vendim meqenëse kompania OeSD ka dështuar të respektojë nenin 12.2 të kontratës, me ç’rast nuk është bërë furnizimi me kohë me pasaporta elektronike. Është shkelur neni 5 i kushteve të veçanta të kontratës bazë. Nuk është respektuar neni 3 i marrëveshjes, neni 16 i kontratës dhe së fundi është refuzuar kërkesa jonë për zgjidhje miqësore në të gjitha pikat kontestuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

E njëjta bën të ditur se ky institucion do të hapë tender të ri për furnizim me pasaporta elektronike, sipas ligjit të prokurimit.

Lexoni edhe këtë:
OeSD pezullon kontratën e pasaportave për Kosovën
XS
SM
MD
LG