Ndërlidhjet

OKB bën thirrje për hetime lidhur me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut


Pamje Ilustruese
Pamje Ilustruese
Një hetues i posaçëm i OKB-së i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të hapur një hetim lidhur me rolin e udhëheqësve të Koresë së Veriut në krime të mundshme kundër njerëzimit.

Avokati indonezian, Marzuki Darusman i cili është raportuesi special për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, bëri rekomandim në një raport të lëshuar gjatë ditës së martë. Ai i bëri thirrje Këshillit të OKB-së për Drejtat e Njeriut për të hetuar përgjegjësinë e qeverisë dhe individëve për shkelje të “rënda, të përhapura dhe sistematike të të drejtave të njeriut" në Korenë e Veriut.

Misioni i Koresë së Veriut në OKB në Gjenevë e ka quajtur raportin si "një produkt për konfrontim politik dhe një komplot" kundër veriut komunist.

Për dekada me radhë, Koreja e Veriut ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me akuzat për krime të dyshuara kundër njerëzimit ose të lejojë ndonjë ekzaminim e sistemit të kampeve të burgimit ku dyshohet se mbahen rreht 200 mijë të burgosur politikë.
XS
SM
MD
LG