Ndërlidhjet

Irinej "tirmëron" popullin serb që të qëndrojë në Kosovë


Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë, Patriarku Irinej
Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë, Patriarku Irinej
Patrirarku serb Irinej i cili ka shërbyer në një liturgji në kishën ortodokse të Prizrenit, ka deklaruar se “ka ardhur që t’i trimërojë popullin serb që të qëndrojë” por, edhe populli ta trimërojë atë, pasi që sipas tij, “njerzit trima, qëndrojnë dhe mbijetojnë në territorin e Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

Në liturgjinë e patriarkut serb kanë marr pjesë dhjetra besimtarëve, nëntë peshkopë dhe kleri i dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit.

Patriarku serb gjatë paraqitjes së tij ndaj serbëve lokal, tha se, “shpreson që sa më shpejtë të vije deri të pajtimi në mes të serbëve dhe shqiptarve dhe të dy palët të vazhdojnë jetojnë si vëllezër”.

Këto thirrje të numrit një të kishës ortodokse serbe, vijnë në kohën kur bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë kanë marr një dinamikë të shtuar duke kaluar edhe në nivel presidencial.
XS
SM
MD
LG