Ndërlidhjet

Hagel përballet me komitetin e Senatit


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Veterani i plagosur dy herë i Vietnamit dhe ish senatori republikan, Chuck Hagel, përballet me pengesën e tij të parë të madhe në përpjekjen për të marrë konfirmimin e senatit për postin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Komiteti i Shërbimeve të armatosura planifikon të takohet sot pasdite për të diskutuar dhe votuar të nominuarin e presidentit Barack Obama, që pason sekretarin e Mbrojtjes Leon Paneta.

Hagel përballet me kundërshtimin e ashpër të republikanëve, të cilët kanë sfiduar deklaratat e tij të kaluara dhe votimet e tij mbi Izraelin, Iranin, Irakun dhe armët bërthamore.

Republikanët e Komitetit detyruan një shtyrje të votimit në javën e kaluar, duke I bërë presion Hagelit, që të japë më shumë informacion rreth finnacave të tij personale.
XS
SM
MD
LG